Marash Kumbulla nuk lëviz nga Spanja, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare pranë huazimit te…
02/08/2026 21:48
Marash Kumbulla është shumë pranë një aventure të re në kampionatin spanjoll.
Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare pritet të transferohet te Rayo Vallecano në formulën e huazimit nga Roma.
Sipas raportimeve të fundit, bisedimet mes klubit italian dhe atij spanjoll kanë hyrë në fazën përfundimtare, ndërsa palët po mbyllin detajet e fundit të marrëveshjes.
Nëse nuk do të ketë surpriza, Kumbulla do të veshë fanellën e Rayo Vallecanos gjatë këtij sezoni, duke rikthyer kështu karrierën e tij në La Liga.
Zyrtarizimi i transferimit pritet të bëhet në ditët në vijim, sapo të përfundojnë procedurat administrative dhe dokumentacioni mes dy klubeve.
Top Channel