Kupa e Botës po zhvillohet për herë të parë në dimër. Katar 2022 është futur në fazën e dueleve çerekfinale, ndërkohë që Arsene Wenger thekson se eventi më i rëndësishëm i lojës më të bukur me top nuk duhet zhvilluar më gjatë verës.

Nëse duam të demokratizojmë futbollin, Kupa e Botës do të duhet të organizohet në vendet afrikane, pasi atje është e pamundur të luhet në verë. Mund ta shohim këtë me edicionin në Katar, Botërori në dimër funksionon”, bëri të ditur ish-trajneri legjendar i Arsenalit.

Shefi i Zhvillimit Global të Futbollit në FIFA, ka një koment edhe në lidhje me idenë e zhvillimit të Kupës së Botës çdo dy vjet: “Nuk është një ide e keqe, por një zhvillim i tillë kërkon një rishikim të plotë të kalendarit të ndeshjeve kualifikuese.

Sot nuk po shkojmë drejt kësaj, por drejt cikleve katërvjeçare të alternuara me një Botëror, Botërorin e Femrave, që po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm, dhe Europianin”, u shpreh 73-vjeçari, i cili po punon si konsulent për beIN Sports France në Katar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA