87 pako kanabis të bëra gati për t’u shitur u gjetën brenda një makinë me të cilin udhëtonin dy tregtarët e lëndës narkotike në Gjirokastër.

Në automjetin tip “Volvo” me drejtues shtetasin S. Rr. dhe pasagjere shtetasen M. Ç. Ndodheshin 70 kilogram kanabis. Policia e ndaloi mjetin për kontroll në aksin nacional “Ersekë – Tre urat”, ndërkohë që zbuloi se një 37-vjeçar me iniciale F.T. bashkëpunonte me autorët, duke lëvizur me mjetin e tij para, për të kontrolluar zonën dhe për “të mbrojtur” makinën me drogë nga policia.

Kanabisi, dy makina dhe shtatë celularë u sekuestruan nga policia, ndërsa tre të dyshuarit janë arrestuar dhe do të hetohen nga Prokuroria e Gjirokastrës për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA