Rrëmuja me gjobat e policisë rrugore! Gjykata e Lartë vendos më 27 janar pas ankesës nga qytetarët

07/12/2022 19:42

Gjykata e Lartë ka shpallur datën 27 janar 2023 , si ditën kur Kolegji Administrativ do të mblidhet për të unifikuar praktikën mbi gjobat e vendosura nga policia, pasi qytetarët për të njëjtën shkelje gjobiten disa herë nga policia rrugore. Ata marrin edhe gjobë financiare edhe heqje patente.

Kjo padi e një shoferi të gjobitur në nëntorin e 2014 i cili nuk është dorëzuar por vazhdon ende në gjykatën e lartë është bërë shkak që 5 gjyqtarë të  dalin në përfundimin se praktika duhet njësuar e për pasojë ajo ç’ka do shpallet  në vazhdim do të zbatohet nga gjykatat e shkallëve më të ulëta.

Nëse gjyqtarët e lartë do dalin në përfundimin se pezullimi i patentës dhe heqja e pikëve është e njëjtë me vlerën e gjobës rrugore me vlerë më pak se 40-fishi i pagës minimale, atëherë qytetarëve u mbeten vetëm dy shkallë gjyqësori për të kërkuar drejtësi pra deri në apelin administrativ. Rasti i tyre nëse kjo ndodh do të jetë i paankimueshëm në Gjykatën e Lartë.

Për një vit Policia Rrugore në të gjithë vendin vendosi gati 700 mijë gjoba për shoferët e pabindur me kodin dhe llogaritet se 65 përqind e tyre janë gjoba financiare.

Mbas gjykimeve në shkallën e parë, numri i lartë i qytetarëve që kundërshtojnë  gjobat dhe kërkojnë shfuqizim të aktit administrativ ka sjellë fluks në gjykatën e apelit administrativ.

Por problematika që synojnë të zgjidhin gjyqtarët e lartë  të cilët duket se po bëhen gati për vështrimin e gjykimit të gjobave lidhet me dilemën , nëse duhet apo jo qytetarët të kenë të drejtë ta rekursojnë çështjen edhe kur policia u zbret pikët apo u pezullon patentën apo  ky dënim plotësues do jetë i paankimueshëm.

A do të zbatohen kufizimet e parashikuara nga ligji  edhe për dënimin plotësues , në ato raste kur Policia e Shtetit për kundravajtjet administrative që lidhen me shkeljet e rregullave të qarkullimit rrugor, vendos masën administrative dënim me gjobë dhe një dënim plotësues të papërcaktuar siç mund të jetë ai i heqjes së lejes?

Gjykata e Lartë deklaron se ka njoftuar avokaturën që përfaqëson interesat e shtetit për tu njohur me aktet e për të paraqitur paraprakisht qëndrim me shkrim

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA