Dërgohen sërish pako të dyshimta në ambasadat ukrainase nëpër botë, dërguesi profesionist pa adresë dhe shenja gishtash

07/12/2022 18:29

Disa pako të dyshimta janë dërguar sërish nëpër institucionet diplomatike të Ukrainës, sipas ministrit të Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba .

“Gjatë dy ditëve të fundit, pako të dyshimta janë pranuar në ambasadat në Itali, Poloni, Portugali, Rumani dhe Danimarkë, si dhe në konsullatën në Gdansk”, tha Kuleba.

Sipas Kuleba, kjo e çon numrin e përgjithshëm të kërcënimeve në 31 raste në 15 vende: Austria (1), Kroacia (1), Republika Çeke (2), Danimarka (1), Franca (1), Hungaria (2), Italia. (4), Kazakistani (1), Holanda (1), Polonia (6), Portugalia (2), Rumania (2), Spanja (5), Vatikani (1) dhe Shtetet e Bashkuara (1).

Disa nga këto pako kishin në përmbajtjen e tyre sy kafshësh ndërsa të tjera kishin ngarkes të papërpunuar shpërthyese. Ndërkohë e përbashkëta e këtyre pakove është prejardhja e tyre, të gjitha kanë të njëjtën adresë që është nëj kompani makinash në Gjermani, por që adresa e shkruar nuk është e saktë.

Pakot dërgoheshin zakonisht nga zyrat postare që nuk ishin të pajisura me sisteme të mbikqyrjes video dhe “sulmuesit” kishin shmangur gjithashtu edhe lënie e gjurmëve ADN-së, sipas postimit të Kuleba në Facebook.

“Kjo tregon nivelin profesional të këtij veprimi”, tha ai. Prej një jave, ambasadat dhe konsullatat e Ukrainës kanë funksionuar në regjimin e masave të shtuara të sigurisë, kordoneve policore… dhe ekspertëve të mjekësisë ligjore.

“Fushata e vazhdueshme e terrorit kundër diplomatëve ukrainas është e paprecedentë në shkallën e saj jo vetëm në kontekstin e Ukrainës, por edhe në nivel global”, tha Kuleba. “Nuk mbaj mend raste në histori kur kaq shumë ambasada dhe konsullata të një vendi të jenë nënshtruar sulmeve kaq masive në një periudhë kaq të shkurtër kohore. Por sado që armiqtë të përpiqen të frikësojnë diplomacinë ukrainase, ata do të dështojnë. Ne vazhdojmë të punojmë për fitore.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA