Burri i shpallur gabimisht i vdekur, gjendet i gjallë në arkivol por vdes dy ditë më vonë (fotot)

06/12/2022 16:32

Një burrë që besohet se kishte vdekur nga kanceri, ishte vendosur gjallë në frigoriferin e ruajtjes së trupave të vdekur, derisa një prej punonjësve të morgut vuri re se sytë e tij lëviznin.

Rrjedhimisht José Ribeiro u gjet duke marrë frymë brenda qeses së kufomës por vdiq dy ditë më vonë nga hipotermia prej te ftohtit te frigriferit.

Braziliani ishte shtruar në spitalin e Goiás në Brazilin qendror në shkurt prej një kanceri të avancuar ndërsa doktorët e shpallën atë të vdekur më 29 nëntor.

62-vjeçari u vendos më pas në qesen e paketimit të kufomës dhe u la në frigoriferin e morgut për rreth 5 orë para se të dërgohej në shtëpinë e funeralit.

Por një punonjës vërejti se ai lëvizte dhe se merrte frymë.

Njerëzit e dërguan atë përsëri në spital por për fat të keq ai kishte marrë hipotermi nga i ftohti i frigoriferit dhe vdiq dy ditë më vonë.

Doktori që nënshkroi çertifikatën e vdekjes së Ribeiro raportohet se është shkarkuar dhe po hetohet për vrasje.

Familja e të ndjerit thanë se ende nuk po përballojnë mënyrën sesi Ribeiro vdiq.

Motra e tij Aparecida tha se kishte nxitur drejt shtëpisë së funeralit dhe më pas kishte dërguar të vëllanë në spitalin e  Rialma.

“Është e pabesueshme kjo që ndodhi. Ata mbajtën vëllanë tim në një qese plastike në frigorifer, është një situatë e tmerrshme,” tha Aparecida.

Policia që u njoftua për incidentin tha se vdekja mund të jetë shkaktuar qëllimisht.

“Shkaku i vdekjes nga hipotermia mund të jetë faji i doktorit kështu që mund të ndryshojmë klasifikimin e hetimit, më parë ishte tentativë vrasjeje dhe tani është vrasje nga dashakeqësia”, thane autoritetet.

FOTO GALERI
1/3
José Ribeiro u gjet duke marrë frymë brenda qeses së kufomës por vdiq dy ditë më vonë nga hipotermia prej te ftohtit te frigoriferit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA