Fiqtë ofrojnë përfitime të shumta shëndetësore për të cilat ndoshta nuk jeni në dijeni. Dr. Christopher Gardner, profesor i mjekësisë në Universitetin e Stanfordit, i karakterizon ato si një përbërës të shkëlqyer, që mund të përdoren në shumë mënyra.
Një fik ka 37 kalori dhe siguron 2,5% të marrjes së rekomanduar ditore (RDI) të kaliumit, 2% të magnezit, 1% të hekurit dhe kalciumit. 6 fiq të thatë ofrojnë 125 kalori dhe sasi më të larta të magnezit (8%), kaliumit (7%), kalciumit (6%) dhe hekurit (6%). Ato janë të pasura me sheqerna dhe fibra.
Ndërkaq, konsumimi i fikut të freskët, të sapovjelë, është një luks të cilin nuk mund ta kenë të gjithë. Domethënë, piqen në gusht dhe shtator, por ka edhe receta me fiq të thatë që mund t’i merrni në çdo kohë. Ky kombinim ushqimor forcon imunitetin dhe do të “rilindë” trupin tuaj. Përbërësit janë 40 fiq të thatë dhe vaj ulliri. Hidhni fiqtë në një kavanoz dhe zhytini me vaj ulliri. Mbylleni me kapak dhe lëreni në frigorifer. Pas 40 ditësh, mund ta konsumoni çdo mëngjes.
Vjeshta është koha e duhur për të gjetur në tryezë ushqime të shëndetshme dhe të shijshme që do të na ndihmojnë të pastrojmë sa më mirë trupin tonë nga toksinat e grumbulluara. Për të korrigjuar pasojat e të ngrënit të tepërt, është e nevojshme të pasurohet dieta me ushqime që do të neutralizojnë me sukses yndyrën në trup.
Ndërkaq, periudha e dimrit është e njohur për viruse dhe ftohje të shumta, ndërsa imuniteti ynë është më i dobët. Marrja e vitaminave është e domosdoshme për ta mbrojtur shëndetin dhe për të forcuar imunitetin. Një ndër ushqimet më të shëndetshme, ngrënia e të cilit rekomandohet në ditët e ftohta të dimrit, është lakra.
Top Channel