Dancing with the Stars”, është programi më popullor i kërcimit që bën bashkë personazhet më të dashur, që si kurrë më parë i shihni duke kërcyer në një shumëllojshmëri disiplinash.
Së bashku me balerinët profesionistë, javë pas jave, VIP-at sfidojnë veten, në kërkim të pikëve të jurisë dhe votave të publikut, duke synuar çmimin e madh.
“Dancing With The Stars”, show-n magjik i kërcimit, i cili u mirëprit nga shqiptarët në të gjithë botën, pasi jo vetëm gjatë transmetimit live, por edhe klikimet në youtube dhe ndjekësit në Instagram e vërtetojnë këtë. Edhe nata e djeshme padyshim që ishte një garë mjaft e fortë mes konkurrentëve. Sigurisht nuk munguan debatet, por edhe momentet emocionuese në mbrëmjen ku yjet tanë ‘u shkartisën’ dhe kërcyen me partnerët e tyre të rinj në ‘Sfidën e çifteve’!
Çiftet e reja që u krijuan ishin: Sara dhe Lediani, Salsano dhe Ledia, Elhaida dhe Luixhino, Megi dhe Lori, Arditi dhe Erisa, Isli dhe Jora, Julka dhe Jurgeni, Arbri dhe Silvester.
E duket se ky ndërrim mes dysheve nuk ka sjellë pak debate dhe një i tillë ndodhi pas performancës së dyshes së krijuar, Ledian dhe Sara. Ishte kjo e fundit ajo që u shpreh në ‘Gold Room’ se Elhaida (partnerja e Ledianit në këtë spektakël) por dhe konkurrentët e tjerë janë më të avantazhuar pasi kanë eksperienca televizive dhe performanca të mëparshme përpara publikut. Teksa vetë partneri i saj i kësaj jave, Lediani iu kundërpërgjigj duke i kërkuar të mos e përdorë më këtë si një justifikim për performancat e saj.
Por, nëse menduat se kjo shkaktoi një ‘krisje’ mes tyre e keni gabim. Vetëm pak më parë, blogerja ka postuar një video nga performanca e saj e mbrëmshme dhe krahas nuk i kurseu ‘dy fjalë’ për balerinin.
Deri tani për mua kjo ka qenë një nga performancat më sfiduese dhe kjo jo vetëm për faktin që patëm vetëm 4 ditë kohë. Por më së shumti për forcën dhe attitude që ka. Gjithsesi e lumtur që pason e bëra me Ledianin. Mendoj që kam arritur të mësoj teknika të reja si në kërcim ashtu edhe në interpretim.
Fatkeqësisht ashtu si çdo natë, edhe kjo mbrëmje përfundoi me një të eliminuar. Pasi u vendosën përballë në ‘Dance Off’ Arditi dhe Arbri në një sfidë ‘freestyle’ ishin pikërisht Arbri dhe Erisa që lanë spektaklin.
Java që vjen gjithashtu premton shumë emocione. E premtja e ardhshme në “Dancing With the Stars” do të jetë një natë speciale që do t’i dedikohet hiteve të Elvana Gjatës ku yjet e mbetur në garë do të kërcejnë disa prej këngëve të ikonës shqiptare.
Top Channel