Një film me regji të një gruaje është zgjedhur si më i madhi i të gjitha kohërave nga një grup ekspertësh.

Jeanne Dielman, 23 quai du Commerce, 1080 Bruxelles, me regji nga Chantal Akerman, (regjisore belge, e cila vdiq në në moshën 65-vjeçare, në vitin 2015) ka kryesuar sondazhin Sight and Sound të Institutit Britanik të Filmit.

Është hera e parë që një vepër me regji të një gruaje arrin në dhjetëshen e parë. Sondazhi, i cili zhvillohet çdo dekadë, është kritikuar për mungesë diversiteti.

Vendi fitues u mbajt për 40 vjet nga ‘Qytetari Kane’ i Orson Welles. Ajo u tejkalua në vitin 2012 nga ‘Vertigo’ e Alfred Hitchcock.

Jeanne Dielman, e lëshuar në vitin 1975, është historia e një të veje belge, e cila i drejtohet prostitucionit për të siguruar bukën e gojës, por vret një nga klientët e saj. Filmi zgjat gati tre orë e gjysmë.

Edhe pse jo aq i njohur jashtë botës së kritikës së filmit sa fituesit e mëparshëm, ai është vlerësuar si një ‘kryevepër’ dhe një pjesë novatore e filmit feminist.

“Jeanne Dielman nuk është një film që do t’i thosha dikujt që hyn në kinema “Oh, ky është filmi i parë që duhet parë patjetër”, tha Lillian Craëford, një kritike filmi dhe shkrimtare që kontribuoi në sondazh nërsa shtoi se filmi ishte ‘teksti thelbësor’ në kinemanë feministe, për BBC.

Në një artikull për Institutin Britanik të Filmit , Laura Mulvey, profesoreshë e studimeve të filmit në Universitetin Birkbeck, e quajti votimin të papritur.

“Gjërat nuk do të jenë kurrë njësoj”, ka shkruar ajo.

Me kalimin e viteve numri dhe diversiteti i njerëzve të konsultuar është rritur. Këtë vit, 1639 kritikë, programues, kuratorë, arkivistë dhe akademikë iu kërkua të zgjidhnin dhjetë filmat e tyre më të mirë.

Top Channel