40 mln euro kokainë në Fier, gazetarja Bezat: Çervanaku admirohej nga banorët, njihej si bamirës

01/12/2022 22:30

Gazetarja Dorjana Bezat e cila ishte në Frakull një javë më parë ku u kapën 430 kg kokainë të tretur në tonelatat me pleh ka treguar sonte në “Top Story” se Viktor Çervanaku admirohej nga banorët e zonës.

Sipas gazetares, ish-kryetari i komunës njihej si bamirës dhe jo si person i cili po shkelte ligjin me trafikim kokaine. Ajo shtoi se nga ana e tij është parë nga autoritetet një lloj qetësie lidhur me përfundimet që do japin hetimet.

“Më ka bërë përshtypje komunikimi me banorët. Të gjithë kishin një admirim për Çervanakun se e njihnin si bamirës, jo si një person që ka shkelur ligjin duke kultivuar dhe shitur lëndë narkotike.

Askush nuk e prekte banesën e tij, Sa i përket autoriteteve, vërehet një qetësi e tij. Ai sigurohet që analizat të dalin vetëm mbetje plehu. Një qetësi, një rehati jo vetëm e Çervanakut por edhe vëllait të tij. Ngre dyshime se nuk ka qenë rasti i parë  që ky grup kishte kultivuar lëndë narkotike”- tha gazetarja Bezat në Top Story.

Top Channel