Një e-mail kërcënues ka bërë që shumica e stafit të gazetës kryesore në Serbi, Danas të punojë nga shtëpia.

Punonjësit e saj janë vënë nën mbrojtjen e policisë për shkak se e-maili i dërguar në redaksi ishte praktikisht një kërcënim me vdekje: “Do të përfundoni si gazetarët e Charlie Hebdo”!

12 prej punonjësve të revistës së famshme satirike franceze u qëlluan për vdekje në zyrat e tyre në vitin 2015 nga ekstremistë islamikë, duke tronditur Francën e mbarë botën. Episodi tmerrues i asaj kohe ka bërë që drejtuesit e Danasit ta marrin seriozisht kërcënimin e drejtuar atyre.

Sipas kryeredaktorit të kësaj gazete, Dragolub Petrovic, kërcënimet e nacionalistëve të ekstremit të djathtë lidhen me mbulimin që ata i kanë bërë si  luftës në Ukrainë, ashtu edhe marrëdhënieve të Serbisë me Kosovën.

“Kur breshëria e plumbave të nisë befas të thyejë dritaret dhe të bjerë mbi kokat tuaja, atëherë do të ndërgjegjësoheni dhe të kuptoni gjithcka”, thuhej në emailin anonim. “Disa na thonë patriotë, disa na quajnë tradhëtarë. Në u ofrojmë të gjithëve mundësinë të thonë atë që mendojnë”,  shprehet Petrovic për REL.

“Njerëzit, shton ai, thjesht nuk kanë njohuri të mjaftueshme mediatike për të kuptuar nëse publikon një intervistë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, nuk do të thotë se je tradhtar, por gazetar”. Petrovic mendon se mes këtyre zërave janë edhe ata të rusofilëve, apo Putinofilëve, sic i quan ai, të cilët nxisin këtë valë zemërimi kundër artikujve të tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA