28 vite histori! Top Albania Radio feston ditëlindjen, transformimi 360 gradë nga radio pionere, në një platformë multimediale
Prej kohësh Irisi dhe Petro kishin bërë mungesa në takimet mes tyre, megjithatë mjaftoi takimi I sotëm që konkurrentja të tregojë disa të pathëna më parë në lidhje me takimet e saj.
Duke menduar se biseda mes tyre nuk po zhvillohej, Irisi i tha Petros se ka ndodhur disa herë që ajo ka bërë gjëra që nuk u ka ndjerë në takimet me Donaton.
Megjithatë në studio ajo i tha Donatos se ka pëlqim ndaj tij por veprimet që ka bërë shpeshherë nuk kanë pasur dashuri të madhe brenda.
Donato: Këto janë gjëra që nuk më vijnë lehtë për ti dëgjuar. Mund ta kisha menduar pak a shumë se diçka e tillë do të ndodhte. Unë se kam problem më pëlqen Irisi nuk kam pse ta mohoj, por mund të tërhiqem nuk e kam problem. Por dua të dëgjoj nga goja e saj ka apo jo pëlqim se po shoh dy standarte te ajo.
Irisi: Gjërat që i kam bërë nuk i kam bërë me detyrim, por që ti ndjej veprimet në formën e dashurisë nuk i kam ndjerë, i kam bërë sepse kam pasur interes për të të njohur ty Donato, sepse më je dukur shumë djal i mirë. Unë kam pëlqim për ty, nuk kam qenë e detyruar të ri me ty.
Top Channel