Një i vdekur dhe 10 të zhdukur, shirat e rrëmbyeshëm bëjnë namin në ishullin Italian

27/11/2022 14:13

Një grua u gjet e vdekur dhe të paktën rreth 10 të tjerë rezultojnë të zhdukur në ishullin e Italisë jugore, Ischia, pasi një shi i rrëmbyeshëm shkaktoi rrëshqitje dheu.

Pamjet e fundit nga vendngjarja tregojnë vështirësinë e shpëtimit të viktimave, pasi moti i keq pengon punën e autoriteteve.  Një burrë gjysmë i zhytur në ujë dhe baltë arriti të kapej pas një shtyllë hekuri derisa ekipet e shpetimit mundën ta nxirrnin nga aty.

Rrëshqitja e dheut goditi qytetin e Casamiçiola Terme pas reshjeve të dendura në orët e para të mëngjesit, duke sjellë përmbytje të rënda në pjesën veriore të ishullit vullkanik në Detin Tirren, rreth 30 kilometra nga Napoli.

Si pasojë një shtëpi u dëmtua rëndë dhe dhjetëra makina përfunduan përmbys  në breg të detit. Në shumicën e shtëpive në zonë, uji ka prekur katet e para.

Kryeministrja Giorgia Meloni tha se ishte në kontakt të ngushtë me ministrin e Mbrojtjes “për të ndjekur evolucionin e valës së motit të keq që ka goditur Ischia”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA