Tabaku në “Top Story”: Ende pa u miratuar në Parlament, për “Portin e Durrësit” ka nisur një hetim legjislativ

24/11/2022 21:38

Projekti i ri i portit të Durrësit është tema e diskutimit këtë të enjte në “Top Story”, ku e ftuar me anë të një lidhjeje live ishte deputetja Jorida Tabaku. 

Tabaku u shpreh se bëhet fjalë për shkeljen e konkurrencës së lirë dhe në lidhje me këtë shkelje ka nisur një investigim ashtu siç ka ndodhur edhe për aeroportin e Vlorës.

Berat Buzhala nga ana tjetër u shpreh se si qytetar e mendon si hap pozitiv një investim të ri por kur e mendon më thellë shteti fiton një përqindje shumë të vogël nga shitja e portit.

Tabaku: Është e vërtetë që zhurma nuk ndihmon për transparencë por faktet dhe argumentat. I dëgjuat ministret me fjalime copy-paste të kryeministrit në vite. Dimë që një aset strategjik që ka 340 prona do i jepet një investitori. Bëhet fjalë për shkeljen e një konkurrencë të lirë që e prek shumë komisionin, ashtu siç deklaroi komisioni ka nisur një investigim për këtë rast ashtu siç ka ndodhur edhe për aeroportin e Vlorës. WBIF është një instrument që qeveria shqiptare synon të fitojë. Një ndër projektet që ka fituar qeveria shqiptare është porti i Durrësit. Dhe të gjithë deputetet i kanë nisur një shkresë se aktiviteti i tyre ka një rrezik. Ka dhe kosto të tjera përveç kostos së aseteve.

Roland Bejko: Opozita është në të drejtën e vet për të bërë detyrat politike. Secili bën punën e vet. Opozita nuk do ta lërë me aq këtë punë nëse nuk ka dashur thjesht të bëjë retorikë politike. Dyshoj që brenda opozitës mund të ketë interesa okulte që mund të jenë të fshehura pas segmenteve të caktuara, pasi pas këtij investimi do të dalin oligarkë. Porti nuk shfrytëzohet me kapacitet të plotë. Unë dëgjova shumë deputetë që jo vetëm bënë një punë të gjatë por dolën qartazi fjalimet që I shërbyen shumë qartësisë dhe paqartësisë.

Nazarko: Mendoj Që në këtë kostum të ri, është shtuar më shumë ngjyra. Brenda opozitës kishte qasje të ndryshme. Më pëlqyen pyetjet e Alibeajt. Kjo është optikë e drejtë. Një shpirt i vjetër i opozitës, Berisha me mbështetësit, bënë pyetje legjitime, të cilat pjesërisht morën përgjigje. Nëse nga shifrat e ekspertëve thuhet se zhvendosja është 500 mln deri në 1 mld, lajmi nuk është për portin e jahteve por për portin e ri.

Ndreca: Ka një procedurë që ka të paktën 1 vit e gjysmë që zhvillohet nga palët me qeverinë shqiptare.

Buzhala: Si qytetar mendoj që është shumë mirë kur realizohen investime të mëdha por kur I bën disa pyetje të thjeshta: Sa përqind I fiton shteti nga shitjet e ndërtimeve? 33%. Me aq fitim, kudo në Tiranë e merr pronën me çmim më të leverdisshëm.  Investitori I jep 33% të shitjes jo të vlerës. Në fund të ditës investitori kur shet pronën paraqet fitim minimal se fut të gjitha shpenzimet.

Top Channel