Më shumë se dy të tretat e Kievit pa energji elektrike, shumë njerëz mbeten pa ujë

24/11/2022 09:57

Dy të tretat e Kievit janë pa energji elektrike, pas sulmeve me raketa ruse ditën e djeshme.

Si pasojë e ndërprerjes së energjisë ka mungesë të ujit, ndërsa temperaturat vijojnë ende të mbeten nën zero.

Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko deklaroi se elektricistët dhe punëtorët e riparimit po përpiqen të rikthejnë energjinë sa më shpejt të jetë e mundur.

Deri më tani energjia është vendosur në rajonet Kirovohrad dhe Vinnytsia, ndërsa në Mykolaiv iu bë thirrje për përdorim të energjisë me kursim.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA