Gruaja që fluturoi 3,000 milje drejt të njohurit ‘online’, supozohet e vrarë për t’i marrë organet (fotot)

24/11/2022 18:43

Një grua që u gjet e vdekur pasi shkoi në Peru për të takuar një burrë që kishte njohur online, mund të jetë vrarë për t’i marrë organet, thanë autoritetet vendase.

51-vjeçarja Blanca Arellano, erdhi nga Meksika për t’u takuar me një burrë në Peru, pasi kishte komunikuar online me të prej disa muajsh.

Familjarët e Arellano thonë se ajo shkoi me avion në Lima më 31 tetor për t’u takuar me 37-vjeçarin Juan Pablo Jesús Villafuert.

Herën e fundit që ajo komunikoi me familjen ishte më 7 nëntor, kur i tha mbesës Karla Arellano se gjërat po shkonin mirë se dyshja e pëlqente njëri-tjetrin.

Po më vonë disa ditë kaluan pa asnjë komunikim nga Arellano, dhe e mbesa nisi përpjekjet për gjetjen e saj.

Në postim, Karla tha se familja ‘trembej për jetën e saj’.

“Nuk e mendoja kurrë se do të isha në këtë situatë, por sot kërkoj ndihmën tuaj për të gjetur tezen Blanca Olivia Arellano Gutiérrez e zhdukur më 7 nëntor në Peru. Kemi frikë për jetën e saj”

Por frikat e familjarëve u konfirmuan kur një peshkatar gjeti trupin e gjymtuar në portin e Huacho, në El País.

Autoritetet arritën të përcaktojnë se pjesët trupore ishin të Arellano pasi familjarët e saj njohën unazën që mbante.

Më 17 nëntor Villafuerte u arrestua nga policia si i dyshuar për vrasjen e Arellano dhe po hetojnë nëse akti ka lidhje me vjeljen e organeve njerëzore.

Autoritetet besojnë se ai nuk ka vepruar vetëm.

Familjarët shprehnin dhimbjen e tyre ndërsa mbesa e Arellanos shkruante: “Nuk kemi fjalë për të përshkruar këtë që po provojmë”.

“Ne besojmë te drejtësia Peruvane dhe jemi të kënaqur me punën e autoriteteve deri tani, është koha të kërkojmë drejtësi për Blanca. #JusticiaParaBlanca.”

FOTO GALERI
1/6
51-vjeçarja Blanca Arellano, erdhi nga Meksika për t’u takuar me një burrë në Peru, pasi kishte komunikuar online me të prej disa muajsh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA