28 vite histori! Top Albania Radio feston ditëlindjen, transformimi 360 gradë nga radio pionere, në një platformë multimediale Aktori shqiptar, Amos Zaharia në një lidhje me skype në emisionin “Goca dhe Gra” ka rrëfyer detaje nga jeta e tij private.
Ndërsa në studio mes vajzave po diskutohej ndikimi i nënës në marrëdhënien e një çifti, Amos rrëfeu lidhjen e fortë me mamanë e tij, aktoren Yllka Mujo.
Ai u shpreh se marrëdhënia e ngushtë që ka me mamanë e tij nuk ka ndikuar në lidhjet e tij.
Amos: Unë përveç se nënë, e kam shoqe mbi të gjitha. Jam përpjekur që marrëdhënien me Yllkën ta coj në një tjetër dimension.
Nëse do ndërmerrje një projekt me kë do konsultoheshe?
Amos: As me njërën as me tjetrën, por me veten, vendimi më takon mua.
Ia ke prezantuar mamit gocat me të cilat je takuar?
Amos: Po, vajzat me të gjitha kam kaluar një kohë të gjatë dhe kanë pasur një lloj rëndësie në jetën time po.
Të ka quajtur çun mami ndonjëra nga partneret?
Amos: Jo, nuk e mbaj mend, më kanë sharë shumë, por jo çun mami.
Top Channel