‘Ylli i Thor’ lë aktrimin për pak kohë/ Shkak, rreziku se mund të preket nga një sëmundje që dëmton neuronet

21/11/2022 15:01

Aktori Chris Hemsworth thotë se po bën një pushim nga aktrimi pasi mësoi se ka një rrezik të shtuar për t’u zhvilluar sëmundja e Alzheimerit.

Alzheimer, një sëmundje që prek pjesë të ndryshme të trurit dhe  mund të shkaktojë probleme duke përfshirë konfuzionin, probleme me kujtesën dhe probleme të komunikimit.

Ylli i Thor e zbuloi këtë pasi iu nënshtrua testeve si pjesë e serisë së tij dokumentare Disney + Limitless. Ai i tha se testet konfirmuan ‘frikën e tij më të madhe’, duke shtuar se tani do të përpiqet të ndërmarrë hapa parandalues.

Hemsworth mësoi se ai ka dy kopje të gjenit ApoE4, një nga nëna e tij dhe një nga babai i tij, duke e bërë atë tetë deri në 10 herë më shumë gjasa për të zhvilluar sëmundjen sesa ato pa të dyja kopjet e gjenit.

Rreth 2 deri në 3 për qind e popullsisë mbart dy kopje të gjenit.

Hemsworth pranoi se ky lajm i shkaktoi ndjesi jo të mirë dhe se dëshiron të marrë pak kohë.

“Ka të bëjë gjithçka me menaxhimin e gjumit, menaxhimin e stresit, ushqimin, lëvizjen, fitnesin. Janë të gjitha të njëjtat mjete që duhen zbatuar në mënyrë të qëndrueshme”, tha Chris.

Ai shpjegoi se nuk ishte diagnostikuar me sëmundjen e Alzheimerit, por ishte paralajmëruar për rrezikun e rritur. 39-vjeçari gjithashtu konfirmoi për revistën se gjyshi i tij aktualisht po trajtohej për Alzheimer.

Top Channel