Ditë pas dite, vijojnë të zbulohen copëza të reja mbi intervistën e Cristiano Ronaldos për The Sun. Së fundmi, është bërë publike një tjetër pjesë ku CR7 shprehet hapur kundër trajnerit Erik ten Hag.
Këtë herë, 37-vjeçari përqëndrohet te pjesa kur holandezi nuk e aktivizoi në humbjen ndaj Manchester Cityt me pretekstin se kishte respekt për figurën e Ronaldos, por nuk bëri të njëjtën në ndeshjen ndaj Tottenham ku sulmuesi la para kohe stadiumin pasi u zhgënjye nga mungesa e aktivizimit.
“Në fakt, jam penduar që u largova në atë formë nga stadiumi. Por, u provokova nga sjellja e trajnerit, unë nuk jam lojtarin që mund ta hedhësh në fushë tre minutat e fundit të ndeshjes. Më vjen keq, por nuk jam një lojtar i tillë.
Në rregull, e pranoj që nuk më aktivizove kundër Cityt sepse kishe “respekt”, po ndaj Tottenham ku ishte “respekti”? Te tre minutëshi që do më aktivizoje? Kjo nuk bën sens”, shprehet luzitani.
Top Channel