Gjashtë drejtues mjetesh janë arrestuar gjatë një jave në Elbasan për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
Gjithashtu janë pezulluar 31 leje drejtimi, nga të cilat 21 për tejkalim të normave të shpejtësisë dhe 10 për drejtim të mjetit, nën ndikimin e alkoolit.
Gjatë një jave, si rezultat i kontrolleve të shtuara në kuadër të masave për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, duke përdorur pajisjet logjistike bashkëkohore, nisur dhe nga denoncimet e qytetarëve, për shkelje të ndryshme rrugore: janë arrestuar 6 drejtues mjetesh , për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”; Kontrollet vijojnë në çdo aks rrugor. Policia Rrugore e Elbasanit apelon për drejtuesit e mjeteve që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të shmangin përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit dhe drejtimin e mjetit, nën efektin e alkoolit. Ftojmë të gjithë qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, duke iu garantuar reagim të shpejtë”, sipas policisë.
Top Channel