Largimi zyrtar i Cristiano Ronaldos është thjesht çështje kohe e tashmë kanë nisur të qarkullojnë thashetheme të ndryshme mbi të ardhmen e një prej futbollistëve më të mëdhejn që ka njohur historia e futbollit.
Sipas “The Sun”, David Beckham po studion mundësinë për të provuar që të bindë luzitanin të nënshkruajë me klubin e tij në MLS, Inter Miami.
Sipas këtyre informacioneve, ish-lojtari anglez, pronar i klubit me qendër në Florida, tashmë ka kontaktuar me përfaqësuesit e CR7 për të kuptuar gatishmërinë e tij për të shkuar në MLS.
Duket e vështirë që Cristiano të vendos të shkojë në një “ligë të vogël”, siç është ajo amerikane, dhe në çdo rast Messi vazhdon të jetë objektivi kryesor i Miamit nëse argjentinasi vendos të largohet nga Europa.
Top Channel