George Weah nuk luajti kurrë në Kupën e Botës, pavarësisht se ishte një nga më të mëdhenjtë e futbollit në kohën e tij.
Tani ai nuk dëshiron të humbasë rastin për të parë djalin e tij, Tim, duke luajtur me kombëtaren amerikane në Katar.
Weah, i cili tani është president i Liberisë, ka në plan të jetë në Kupën e Botës në Katar pikërisht për këtë arsye. Presidenti 56-vjeçar pritet të mbërrijë në Katar të martën për një qëndrim 9-ditor.
Kjo i jep atij një shans për të qenë i pranishëm kur Shtetet e Bashkuara të luajnë Uellsin në ndeshjen hapëse të turneut, të hënën.
George Weah i dërgoi një letër Senatit Liberian në fillim të këtij muaji duke i informuar për planet e tij të udhëtimit. Ai tha se do të ishte në Kupën e Botës nga data 15 deri më 23 nëntor pas udhëtimeve zyrtare në Marok, Egjipt dhe Francë.
Zonja e Parë, Clar Weah, nëna e Tim, thuhet gjithashtu se do të udhëtojë drejt Katarit.
22-vjeçari Tim Weah, ka lindur në Nju Jork. Anësori debutoi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 2018 dhe ky do të jetë Botërori i tij i parë.
Top Channel