Pas publikimit të listës së punonjësve të SHISH, grupi i hakerave “Home Land Justice” publikuan postën elektronike të kreut të Shërbimit Informativ Shtetëror Helidon Bendo.

Në të kishte 433 emaile hyrëse, 253 dalëse me materiale sensitive dhe sekrete.

Në materialet e publikuara kishte informacione sekrete për punën e përditshme të SHISH, por edhe si blerja e pajisjeve përgjuese, apo vëzhgimi i forcave të vendeve jo mike, por edhe raporte e relacione të paraqitura në Komisionin e Sigurisë apo angazhime të tjera. Ajo qe është edhe më sensitive është zbulimi i korespondencës që kreu i SHISH ka me agjentë të këtij shërbimi apo persona që rekrutohen.

Ky është dëmi më i madh që i është bërë SHISH. Tashmë, të gjithë e kanë një ide si punon SHISH. Duhet patjetër të ndërhyjë shteti të mbrojë agjentët t’u ndërrojë vendbanimet dhe identitetet.

Duke parë korrespondencën e kreut të SHISH, vërehet një pakujdesi dhe një mbrojtje e ulët ndaj rrezikut të sulmeve kibernetike pasi ka shkëmbime emailesh me të tretë dhe dërgimi në mënyrë elektronike dhe të të dhënave sensitive.

Publikimi i këtyre të dhënave në format PDF nga hakerat ekspozon edhe gjithë përdoruesit e telefonit që i shkarkojnë këto material të bien pre e këtij terrorizmi kibernetik. Pasi materialet PDF janë lehtësisht të manipulueshme që në momentin kur shkarkohen në një pajisje ta infektojnë me virus.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA