Një javë përpara se të nisë kompeticioni më i madh i futbollit, Katari zhvilloi ceremoninë zyrtare të hapjes së anijes gjigande MSC World Europa, i cili do të përdoret si një hotel lundrues për tifozët gjatë Kupës së Botës.
Festimet janë pjesë e angazhimit të përgjithshëm të MSC ndaj Katarit, duke përforcuar mbështetetjn e rritjes së turizmit ndërkombëtar.
“Në fakt, me gjithë publicitetin negativ në shtyp që po marrim, dhe gjithë reklamat negative, dua të them se Doha dhe Katari, do të jenë qendra e botës për pesë javët e ardhshme. Kompeticioni do të ndiqet nga 5 miliardë njerëz në mbarë botën.”
47 metra e gjerë dhe me 40,000 m2 hapësirë publike dhe 2,626 kabina, MSC World Europa është një atraksion ultramodern në det që ofron përvoja të ndryshme, e ndërkohë vendos një standard të ri për industrinë e lundrimit.
MSC World Europa do të kalojë për 4 netë nga Doha në Dubai në 20 dhjetor. Nga data 21 nëntor në katar do të zhvillohen 64 ndeshje për 29 ditë.
Top Channel