Broja me probleme, por do luajë! Lojtari i Chelsea ndodhet në Tiranë për ndeshjen me Italinë (Intervistë)

14/11/2022 20:06

I mbërritur ndër të fundit në këtë grumbullim të kombëtares për arsye të linjave të udhëtimit, Armando Broja i bashkohet kuqezinjve për dy ndeshjet e fundit miqësore me Italinë dhe Armeninë.

Sot një lojtar i Chelsea sulmuesi shqiptarë ka arritur të fitojë më tepër minuta edhe pse ka një rivalitet të fortë me sulmuesin Aubamejang. Në këtë intervistë për Top Channel ai tregon më tepër rreth ecurisë jo të mirë të klubit të tij në këto 5 ndeshje të fundit.

“Kemi ndryshuar trajnerin dhe ende jemi duke u përpjekur që të kuptohemi me njëri-tjetrin, na duhet punë por edhe kohë që të kuptohemi. Jam duke mësuar prej Aubamejang sepse ka bërë shumë gjëra të mira në karrierën e tij, është djalë shumë i mirë dhe kënaqem me të”.

Po si i sheh ai këto dy ndeshje miqësore me Italinë të mërkurën dhe ndaj Armenisë më 19 nëntor?

“Këto ndeshje janë të mira për të marrë sa më shumë minuta dhe mundësi për t’u aktivizuar. Janë ndeshje shumë të rëndësishme pasi Italia është ekip shumë i mirë, por ne fokusohemi tek vetja jonë dhe ishallah zhvillojmë një lojë të mirë dhe të fitojmë”.

 Kohët e fundit është përfolur për një mungesë harmonie mes djemve të kombëtares, por Broja ka një tjetër mendim.

“Janë shumë çuna të mirë, të gjithë që vijnë këtu e meritojnë të vijnë. Është një gjë shumë e madhe që trajneri na grumbullon për kombëtaren për Shqipërinë, është një vlerësim shumë i madh është nder të luash këtu”.

 Këto kohë shqiptarët në Angli nuk janë në pozita shumë të mira kjo edhe për shkak të emigrantëve të paligjshëm. Armando Broja edhe si një ambasador i vendit tonë atj jo thjeshtë futbollist mban lart krenarinë kuqezi

“Unë jam shqiptar dhe jam prej këtij vendi që është diçka shumë e bukur dhe e madhe. Duhet me vazhdu të gjithë shqiptarët ajte në Angli apo kudo në botë të punojnë sa më fort dhe me qenë të gjithë bashkë se atëherë jemi më të fortë. vetëm kështu nuk mund të na diskriminojnë më shumë”.

Sa i përket dëmtimit në shpinë dhe gjendjes së tij fizike ai siguron tifozët se do të jetë në fushë kundër Italisë.

“Kam pas një dhimbje shpine në dy ndeshjet e fundit në kampionat dhe tani, por sot qëndrova pushim pasi sa kam ardhur nga udhëtimi, nesër besoj do të jem në stërvitje dhe ishallah do jem edhe në formacion kundër Italisë ishallah”.

FOTO GALERI
15/24

Top Channel

Shkodra Elektronike shkëlqen në Eurovision, juria ndërkombëtare i jep 45 pikë Shkodra Elektronike me këngën “Zjerm” ka shkëlqyer edhe në performancën e saj në natën finale të Eurovizionit 2025 u zhvillua sonte në Bazel të Zvicrës. Dyshja përfaqësuese e vendin tonë u pa e emocionuar teksa brohoritjet nuk munguan në Bazel. Juria ndërkombëtare i dha këngës shqiptare 45 pikë, duke e rendition në vendin e 16-të. Juria franceze ishte e vetmja që e vlerësoi maksimalisht këngën shqiptare. Pas parakalimit në skenë të 26 këngëtarëve dhe grupeve muzikore, është rradha e teleshikuesve të që të votojnë për këngën fituese. Dy ditë më parë në një renditje të CNN Shqipëria surprizoi me vendin e parë. “Një duet që nuk e pëlqen Eurovision-in – dhe pikërisht për këtë, ndoshta do ta fitojë. Zjarr, absurditet dhe stil alternativ që nuk fal. Fansat e duan. Dhe me të drejtë”, shkruante CNN.
18/05 00:42
Vijon numërimi i votave preferenciale për Tiranën, garë e ashpër brenda partive! Çiftet e kandidatëve që po përballen “kokë më kokë”
17/05 23:00
Rama publikon foton: Tirana pas zgjedhjeve…
17/05 22:48
Dyshime për përfshirje në korrupsion zgjedhor, SPAK sekuestron celularin e ish-kryebashkiakut të Kavajës
17/05 22:46
Jeta pas “Big Brother VIP 4”, Gjesti i thotë të gjitha: Më mungon koha me Eglin, jashtë…
17/05 22:13
Akuzat për dhunë ndaj partneres në Zvicër, Jozi flet për herë të parë: Mundet të dalë dikush me prova! Kontakte me Gjestin…
17/05 21:51
BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta