Foto ilustruese

Një 39-vjeçar është arrestuar në Elbasan pasi dyshohet se shpërndante lëndë narkotike pranë një gjimnazi në qytet.

Shtetasit me iniciale R. K. gjatë kontrollit fizik dhe në banesë iu gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, të ndarë në doza, gati për shitje.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Elbasan, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e shpërndarjes së lëndëve narkotike, me fokus të veçantë, mjediset përreth institucioneve arsimore, mbështetur edhe nga inteligjenca informative, kanë evidentuar dhe goditur një rast të kësaj veprimtarie kriminale, si dhe kanë arrestuar në flagrancë shtetasin R.K.”, njofton policia.

39-vjeçari do të hetohet për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike nga Prokuroria e Elbasanit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA