Financimi për votimin elektronik në zgjedhjet vendore, kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla e konsideroi një çështje në diskutim e sipër.
“Ajo që unë po them është që Shqipëria nuk bën asnjë përjashtim nga venet e tjera që përballen me efektet e inflacionit të luftës fokusi ynë është për të mos lënë vetëm asnjë familje shqiptare, kemi bërë disa ndërhyrje për të mbështetur familjet me ndihmë ekonomike, do vijojmë indeksimin e pensioneve, rritja e pensioneve 10% krahasuar me 2013 buxheti i pensioneve 2 herë më i madh. 3 mld lekë është shumë kolosale megjithatë është një çështje që do vijojë të diskutohet, votimi dhe numërimi elektronik në 2011 në njësinë 10 dhe zgjedhjet vendore në bashkinë Vorë ka qenë tepër pozitive dhe duhet marrë në konsideratë dhe të jetë komisioni të konsiderojë në cilat bashki të bëhet, por e ardhmja duhet të jetë dy gjëra depolitizimi i komisioneve dhe çështja e aplikimit të teknologjisë dhe sfidat që kanë këto çështje që janë sulmet kibernetike, por këto janë ofline. Le të jetë e hapur dhe natyrshëm brenda mundësive, buxheti i shtetit është si buxheti i një familjeje”, tha Balla.
Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi tha para disa ditësh se synohet që të realizohet votim elektronik në gjashtë bashkitë e mëdha të vendit, por kjo varet nga buxheti dhe rënia dakord e partive politike.
Sipas tij, shpenzimet për realizimin e votimit elektronik në gjashtë bashki është tre miliardë lekë dhe nëse kjo shumë do të financohet, atëherë kjo do të ndodhë.
Kujtojmë se zgjedhjet vendore në 61 bashkitë e vendit pritet të mbahen në 14 Maj 2023.
Top Channel