E bujshme nga Spanja! Atletico në shitje, zbulohet shifra e kërkuar

03/11/2022 17:29

Atletico e Madridit është në shitje. Lajmi i bujshëm vjen nga mediet spanjolle që sigurojnë se Gil Marín dhe Enrique Cerezo kanë thënë se janë gati të vlerësojnë në mënyrë konkrete shitjen e klubit.

Ndoshta në këtë vendim të pronarëve të klubit verdhekuq ka ndikuar eliminimi i parakohshëm nga Championsi, që në fazën e grupeve.

Është zbuluar edhe shifra për të cilën mund të shitet klubi madrilen: 1 miliard 350 milionë euro.

Megjithatë, jo të gjitha paratë do të shkojnë në xhepat e pronarëve: gjysma do të përdoret për të shlyer borxhin e madh që Atletico ka akumuluar vitet e fundit, pavarësisht rezultateve të mira sportive./ Super Sport

Top Channel