Cinizmi i Mourinhos: Nuk dua ta fitoj sërish Conference League-n

02/11/2022 16:45

Roma e Mourinhos pret Ludogorets në raundin e fundit të ndeshjeve në grupe, më synim kualifikimin në fazën tjetër të Europa League-s.

Fitorja e Veronës në kampionat e ka rritur moralin e verdhekuqve, që ndaj skuadrës bullgare do t’u mjaftonte edhe barazimi.

“Ne e kemi detyrim marrjen e tri pikëve. Ata janë të shpejtë dhe të rrezikshëm në kundërsulm, prandaj pres një kundërshtar që do të mbyllet mirë dhe do të kërkojë të përfitojë nga këto situata”.

Roma, nëse përfundon e tretë, do të ketë mundësi të ruajë fronin në Conference League, por portugezi ka plane të tjera.

“Nuk kemi ambicie për të fituar sërish Conference League-n, duam të ecim përpara në këtë kompeticion edhe nëse do të duhet të përballemi me skuadra që do të dëshironin të fitonin Championsin. Mendojmë vetëm për Ludogoretsin, sepse duhet të fitojmë dhe kaq”./ Super Sport

Top Channel