Largimi i Lewandowski-t krijoi përshtypjen se Bayern do të vuante disi për gjetjen e golit, por jo, pasi te bavarezët golin e kanë në ADN të gjithë.
Transferimi i Sadio Mane ishte një sinjal, që bavarezët tani do të kishin një lider të ri, por pasuesi i polakut ishte aty, në skuadër.
Po flasim për Eric Maxim Choupo-Moting, i cili ka shënua në 6 ndeshje radhazi, ose thënë ndryshe 7 gola, ndërsa në total sulmuesi kamerunas ka realizuar 8 gola në këtë edicion.
33-vjeçari nuk është një titullar fiks, por kjo duket se nuk ka ndikuar te forma e lojtarit, pasi tani në 6 ndeshje ka shënuar rregullisht, i fundit ndaj Interi-t në Champions, e për më tepër u shpall edhe lojtari i ndeshjes.
Një sinjal i drejtpërdrejtë edhe për trajnerin Nagelsmann, pasi kjo formë e sulmuesit është shumë pozitive dhe tani, Choupo-Moting ka të drejtë të synojë një fanellë titullari.
Top Channel