Dy deputetë iu bashkuan sot grupit parlamentar/ Berisha prezanton pr.ligjin për heqjen e parashkrimit

31/10/2022 14:45

Nisma ligjore që heq edhe një natyrë tjetër imuniteti sic është parashkrimi ndjekjes penale për krimet, për krerët më të lartë të shtetit tashmë është gati.

Nisma ligjore nuk përfishn pushtetet lokale, por Sali Berisha i kërkoi juristëve të korigjonin nismën para se ta depozitonin në parlament.

Beteja jo vetëm me kundërshtarin, por edhe brenda llojit vijon, Berishës sot ju bashkuan zytarisht thirrur deputetja Greta Barteli dhe Lindita Metalaliaj.

“Sot ketu kam sjellë projektligjin për të cilin jam prononcuar publikisht në parlament në debate të ndryshme dhe që ka të bëjë me heqjen e parashkrimit për Kryeministrin, zëvendës kryeministrat, ministrat, kryetarët e kuvendit dhe ish funskionarëve te sipërpërmendur.
Ky ligj ka dy nene. Neni i parë thotë: Nuk i nënshtrohen parashkrimit veprat penale te korrupsionit për kryeministrin, zevednes kryeministrat, ministrat, kryetarët e kuvendit dhe ish funskionarëve të sipërpërmendur.

Neni 2: Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në fletoren zyrtare. Ky ligj, mendoj unë, në kushtet e Shqipërisë kur vetë KLSH ka vërtetuar abuzimin nga kjo qeveri me të paktën me 8.2 miliarde euro, vjedhje e shpërdorime.
Kur korrupsioni, vjedhja e ketyre zyrtare është bërë faktori, muri me i tmerrshëm për zhvillimin e këtij vendi dhe integrimin e tij. Kur është bërë gjeneratori i varfërisë së shqiptarëve, te gjithë problemeve të shtetit ligjor që e kane degraduar atë nën diktaturën komuniste të Vietnamit.

Qeverisja është edhe më e korruptuar se diktatura komuniste e Vietnamit. E drejta e parashkrimit është një e drejtë universale. Mirëpo kjo e drejtë merr një konotacion imunitar nga njerëz të papërgjegjshëm të cilët pasuritë i çojnë në of shore dhe vetë pasi largohen nga detyra ja mbathin dhe i shpëtojnë ligjit.

Mungessa e këtij neni për njerëz të papërgjegjshëm si puna e Rramës, Agaçit, Ahmetajt, Erion Velisë, ja mbadhin dhe kthehen pasi kalon afati.

Ky parashkrim nuk do mund tu njihet këtyre.Kjo nuk bie ndesh me frymën e Kushtetutes. Vetë kushtetuta ka përcaktuar që në rrethana të veçanta mund të behet kufizim te drejtash.
Dhe nese ka vend në botë që ka nevojë për këtë është Shqipëria. Prandaj ky nen, respekton Kushtetutën, vetem se unë do kishe mendim që njerëzve tanë te ligjit tu sugjeroja tu vemë një afat edhe për 25-30 vitet që vijnë.” -tha Berisha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA