Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA, Nancy Pelosi është shprehur se ndihet e traumatizuar nga sulmi që iu bë bashkëshortit të saj dy ditë më parë në banesën e tyre.
Ajo tha se se familja e saj ishte mirënjohëse për reagimin e shpejtë të zbatimit të ligjit si dhe për kujdesin mjekësor që po i kushtohet bashkëshortit të saj.
“Ai pësoi një frakturë të kafkës dhe lëndime në krahun e djathtë dhe duart dhe është në spital duke marrë trajtim dhe kujdes mjekësor”, tha Nancy Pelosi.
Ngjarja ndodhi mëngjesin e së premtes në shtëpinë e tyre në San Francisko. Në momentin e incidentit, Nancy nuk ishte në shtëpi. David DePape, 42 vjeç është personi që dyshohet se sulmoi bashkëshortin e kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve, Paul Pelosi.
Gjendja e 82-vjeçarit “po vazhdon të përmirësohet” pas sulmit, tha zonja Pelosi.
Top Channel