Të majtë e të djthatë u bënë bashkë në tjetërsimin e pronave në Ranën e Hedhun.
Ish-kryetari bashkisëe që doli nga radhët e PD-së sëbashku me ish-kryetarin e Këshillit të qarkut nga radhët e PS u bënë bashkë për të grabitur 234 metër katror tokë në zonën e Ranës së Hedhur.
U deshën plot 5 vite në dhënien e dënimit të tyre, ku dje Gjykata e Apelit Shkodër vendosi nga 3 vite burg për secilin prej tyre.
Frrokaj është paraqitur në Gjykatën e Shkodrës me avokatin e tij mbrojtës, kur në momentin që është dhënë vendimi edhe pse ka qenë nën syrin e shumë policëve është arratisur nga Gjykata e Apelit duke qëndruar disa orë në arrati ku rreth orës 20 të mbrëmjes u vetëdorëzua në komisariat.
Ndërkohë që Frrokaj do të vuajë dënimin e tij në burgun e Reçit në Malsinë e Madh,e policia vijon ende kërkimet për Gjok Ndokën.
Top Channel