Aksident në aksin Fushë Krujë-Laç, përplaset nga makina, humb jetën drejtuesi i motorit
21/06/2026 15:31
Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në aksin e vjetër rrugor Fushë Krujë-Laç.
Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip “Benz” është përplasur me një motomjet, me të cilin po udhëtonte Gjin Kola, banor i zonës.
Si pasojë e përplasjes së fortë, drejtuesi i motorit ka humbur jetën në vendngjarje.
Ndërkohë, drejtuesi i automjetit, një 24-vjeçar, është shoqëruar në komisariatin e Policisë, ku po kryhen veprimet procedurale dhe po punohet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.
Policia ka nisur hetimet për të përcaktuar përgjegjësitë e ngjarjes.
Top Channel