Shënoi gol në “Red Bull Arena”, por kontrolli antidoping i “prish” mbrëmjen brazilianit

26/10/2022 20:55

Goli i tij i shënuar me penallti në minutën e 94-t e bëri më pak të hidhur humbjen e Realit të Madridit në “Red Bull Arena”, në raundin e pestë të ndeshjeve në grup në Champions, por braziliani Rodrygo nuk mund të jetë i kënaqur për mbrëmjen që kaloi në Leipzig.

Braziliani e la stadiumin në orën 00.50, me një makinë me xhama të lyer, rreth një orë pasi gjyqtari kishte vërshëllyer për përfundimin e takimit. Gjithsesi, sulmuesi brazilian mundi ta kapte avionin dhe të kthehej në Madridit me skuadrën.

Top Channel