Champions/ Kroatët shumë të fortë, Apolonia U19 humbet “finalen” e parë

26/10/2022 16:42

Apolonia U19 humbi 0-3 në “Loni Papuçiu” përballë Hajdukut të Splitit në duelin e parë të fazës “play-off” në Champions League.

Fierakët e vegjël ka bërë shumë duke qenë afër kualifikimit në fazën e grupeve, por sfida e sotme ishte tepër e vështirë.

Skuadra kroate zhbllokoi takimin falë golit të Jere Vrcic (28’), ndërkohë që në pjesën e dytë miqtë vulosën suksesin me “tris” falë rrjetave të Mate Antunovic (54’) dhe Roko Brajkovic (63’).

Djemtë e Bledar Borovës tentuan deri në fund të shënonin një gol, por nuk ia dolën dot. Përballja e kthimit do të luhet në 2 nëntor në Split të Kroacisë, me Hajdukun që ka hedhur një hap të sigurt drejt kualifikimit në fazën e grupeve./ Super Sport

Top Channel