“Nuk e blemë për një mbrojtës, ka humbur besimin”, legjenda e United kritika anësorit

25/10/2022 22:19

10 ndeshje, dy gola dhe një asist janë pak për një lojtar si Jadon Sancho. Aq më tepër kur tek Manchester United presin që anësori i djathtë të marrë përsipër skuadrën dhe të shndërrohet në një “makth” për mbrojtësit kundërshtarë.

Mirëpo, kur po luan sezonin e tij të dytë me “Djajtë e Kuq”, Sancho nuk është ngritur në lartësinë e pritshmërive ndërsa së fundmi, kritikat për 22-vjeçarin vijnë edhe nga një legjendë e United si Rio Ferdinand.

Ish-futbollisti thekson se United nuk e transferoi Sanchon për të luajtur si një mbrojtës ndërsa shton se lojtari i kombëtares ka humbur totalisht besimin.

“Sho që Sancho nuk ka më besimin e duhur në fushë, ky nuk është versioni më i mirë i tij. Manchester United nuk e transferoi atë për të luajtur si një mbrojtës, ne e morëm Sanchon për të shkatërruar mbrojtjet kundërshtare. Unë dua të shoh shumë më shumë nga Sancho”, theksoi Ferdinand.

Top Channel