Shefi i inteligjencës ukrainase, Kyrylo Budanov ka thënë se Rusia po dërgon trupa shtesë në qytetin kyç jugor të Khersonit, duke u përgatitur për ta mbrojtur atë.
Rusia mori Kherson në ditët e para të luftës, por tani trupat ruse janë duke u përballur me sulme të ashpra të trupave ukrainase, të cilat i kanë vënë nën presion pasi po përparojnë përgjatë lumit Dnipro.
Siç njofton BBC, autoritetet ruse në qytet kanë urdhëruar mijëra civilë të evakuohen nga qyteti.
Kyrylo Budanov tha se ushtria ruse po dërgon më shumë trupa dhe po përgatit rrugët për mbrojtje, duke shtuar se largimi i qytetarëve është një pretendim për të “shpëtuar fytyrën” në rast se qyteti i bie në duart e forcave ukrainase.
Më 24 shkurt Rusia nisi pushimin e Ukrainës, e cila u dënua nga e gjithë bota demokratike, duke i vendosur sanksione të shumta ekonomike Moskës zyrtare.
Top Channel