Guardiola nuk kënaqet kurrë, kritikon yllin e skuadrës: Nuk po jep maksimumin në fushë!

24/10/2022 09:18

Manchester City u rikthye te suksesi në Premier League pas disfatës me Liverpool. The Citizens mposhtën në shtëpi me rezultatin 3-1 Brighton falë një dygolëshi të Erling Haaland dhe Kevin De Bryune.

Por, trajneri Pep Guardiola pavarësisht golit, ka mbetur i pakënaqur me belgun teksa thekson se fantazisti nuk është ende në më të mirën e tij.

“Kevin mund të bëjë shumë më mirë dhe për këtë nuk ka asnjë dyshim. Për momentin nuk po luan në maksimumin e tij, shënoi një gol të bukur, por nuk është në më të mirën.

Ai e di këtë, nuk ka pse unë ta marrë më vete dhe të flas me De Bruyne. I mungon pak ritmi, goli ishte vërtet i bukur dhe falë tij nuk vuajtëm në minutat finale”, u shpreh Guardiola.

Top Channel