Dea Bejko, është një nga studentet e arta që kurorëzoi punën e saj gjatë arsimit parauniversitar me marrjen e një medalje.

Gjimnazin e kam përfunduar me rezultate 10, të gjitha lëndët gjatë gjithë viteve. Edhe në provimet e maturës. Kjo bëri qe të më shpalleshin 10 zgjedhjet me jeshile që në fazën e parë dhe të marr edhe medaljen e artë”- shprehet Dea Bejko, studente e stomatologjisë.

Gjithë ajo punë e atyre viteve duke mësuar, gjithë ato netë pa gjumë mbi libra, më në fund e kanë një rezultat shumë pozitiv“.

Në listën e 10 degëve mbizotëronin ato në Universitetin e Mjekësisë, por si një nga maturantet që kishte mundësinë të arsimohej ku të dëshironte, u vendos në dilemë mes mjekësisë së përgjithshme dhe asaj dentare. Por e rritur pranë të ëmës në klinikën dentare të familjes, zgjedhjen e kishte më të lehtë, pasi profesionin disi e kishte rrëmbyer.

“Prioritet ose më kryesore kisha stomatologjinë. E kam dashur gjithmonë. Ndoshta se mami im është dentiste, ka ndikuar në këtë degë. Kam bërë si të thuash praktikë gjatë muajve të  verës dhe vërtet e pëlqej”– thotë ajo.

Në universitetin e mjekësisë që vlerësohet si institucioni arsimor i më të mirëve, konkurrenca është e lartë dhe kjo e motivon Dean që të përgatitet gjithmonë e më shumë.

Janë të gjithë me rezultate shumë të mira, 9.8 e sipër, kështu që ndihet që të gjithë kërkojnë notën, të nxjerrin më të mirën. Kjo të shtyn të punosh më fortë”– thotë Dea.

18 vjecarja çdo ditë punon me idenë që nesër të jetë një profesioniste e denjë me  pikën e saj të fortë, buzëqeshjen.

Shpresoj të jem sa më e zonja në profesionin tim dhe pacientët të kenë besim te unë”.

Planet e Deas ishte që të ndiqte studimet e larta në Vienë, por frika e zgjatjes së pandemisë bëri që ajo të qëndrojë në Shqipëri, ku gjithmonë e ka parë të ardhmen këtu.

Jam një patriote dhe mbështetëse shumë e madhe e vendit tim dhe kush punon, do ia dal!”

Top Channel