Interi harron disfatën në derbi, zikaltrit shënojnë tre gola për tre pikë në Holandë
Arsenali nuk ka arritur që t’i rrëmbejë tre pikë të plota nga ballafaqimi me Southamptonin në udhëtim duke barazuar me rezultat 1-1.
“Topçinjtë” e nisën shumë mirë ndeshje duke gjetur golin e epërsisë pas vetëm 11’ minutave lojë. Realizues pas një aksioni të bukur ishte Granit Xhaka i cili u asistua nga White.
Me këtë rezultat skuadra shkuan në pushim, por vendasit u treguan shumë më kërkues në pjesën e dytë, transmeton KosovaPress.
Kur po zhvillohej minuta e 65-të, një asistim nga Elyounoussi u kthye në gol nga Armstrong, duke kthyer kështu baraspeshën në rezultat.
Deri në fund të ndeshjes, skuadra e Mikel Artetas provoi që ta rikthente avantazhin, por përkundër zëvendësimeve të bëra si Nketiah, Tierney dhe Viera, goli i dytë dhe i fitores nuk erdhi.
Pas këtij barazimi, Arsenali mbetet lider i tabelës në Premier Ligë me 26 pikë, aq sa ka edhe Manchester City në vendin e dytë.
Top Channel