Vetëm universiteti Politeknik dhe Fakultetii i Shkencave të Natyrës vazhdojnë stoik në bojkotin e mësimit.
Ata këmbngulin në plotësimin e kërkesave për dyfishimin e pagave dhe investimin në kërkimin shkencor.
“Bojkot vetëm Plitekniku dhe Shkencat e Natyrës po bëjnë mirëfilli, të tjerët ose futen orën e parë ose bëjnë mësim”, tha një pedagog.
Në vëzhgimin që kreu Top Channel rezulton se studentët në javën e parë të vitit të ri akademik kanë qenë në konfuzion dhe kryesisht ata në vit të parë janë njohur me pedagogët, pa filluar rregullisht mësimin.
Në fakultetin Ekonomik, Histori-Filologjisë, Shkencave Sociale, Drejtësisë dhe Gjuhëve të Huaja të Universitetetit të Tiranës, pjesa më e madhe e pedagogëve këtë të premte janë paraqitur në auditore.
Ndërsa në Universitetin e Mjekësisë mësimi nuk është ndërprerë në asnjë ditë. Edhe universiteti Bujqësor dhe Akademia e Arteve mësohet se ka një ndarje të pedagogëve, disa pro protestës e disa nuk përfshihen duke zgjedhur të bëjnë mësim.
Nga ana tjetër, sindikata e punonjësve të universitete njofton se e hëna do të jetë dita e bashkimit të stafeve akademike në një protestë tjetër kombëtare pranë korpusit universitar.
Top Channel