“Sanchos dhe Antony i mungon fantazia”, legjenda e United kritikon anësorët: Të mësojnë nga Saka

19/10/2022 14:32

Legjenda e Manchester United, Rio Ferdinand nuk është i bindur nga rendimenti i lojtarëve të krahut në skuadrën e Erik ten Hag.

Ish-mbrojtësi thekson se Jadon Sanchos, por edhe Antony, i mungon fantazia në ato zona të fushës dhe diçka e tillë penalizon së tepërmi ekipin. Nga ana tjetër, Ferdinand i bën thirrje lojtarëve të marrin shembull nga Bukayo Saka i Arsenal që këtë sezon e karritur së tepërmi nivelin.

“Më duket sikur skuadrës i mungon fantazia në lojën nga krahu. Më parë kishim lojtarë si Giggs, Nani, Beckham, Valencia dhe Cristiano Ronaldo. Për momentin skuadra vuan në një pozicion të tillë dhe Sancho me Antony nuk janë duke i “vrarë” mbrojtësit kundërshtarë. Skuadrat më të mira kanë lojtarë të cilët bëjnë diferencën në duelet një kundër një, futbollistë të cilët në momente të caktuara të nxjerrin nga situata.

Lojtarët e Manchester United të marrin shembull nga Saka i Arsenal, ai zgjedh mbrojtësi dhe më pas e bën të vuajë përgjatë gjithë ndeshjes. Për momentin, te United nuk po bëhet diçka e tillë. Nga ana defensive nuk janë keq, por kur kanë topin unë pres që ata të jenë “qershia mbi tortë”, tha Ferdinand./ Super Sport

Top Channel