Mbrojtësi gjerman në spital, superheroi që shpëton jetë ditën e ndeshjes

19/10/2022 14:14

(Dresden, 5-4-1993) është mësuar të shmangë gola. Tani shpëton edhe jetë. Qendërmbrojtësi i Karlsruhes (Bundesliga 2) është shfaqur si një superhero i botës së futbollit.

Gjashtë vjet më parë, kur luante për Greuther Fürthun, u regjistrua për një program dhurimi të qelizave staminale përmes një organizate jofitimprurëse (DKMS).

Tre muaj më parë, më në fund erdhi telefonata që e kishte pritur kaq gjatë. Qelizat e tij përputheshin plotësisht me ato të një pacienti të diagnostikuar me leuçemi.

“Fola me bahskëshorten time, e kishim të qartë se do ta bënim. Të jesh në gjendje të shpëtosh jetën e dikujt është një ndjenjë e mrekullueshme,” – tha Franke për me “DPA” (Ajencia e Shtypit Gjerman).

Franke, i cili kishte titullar çdo ndeshje deri më sot, caktoi kohën e dhurimit që të përkonte me transfertën e Darmstadtit: “Bëra disa kërkime paraprake, i thashë stafit stërvitor se do të doja ta bëja dhe ata u entuziazmuan menjëherë”.

Qendërmbrojtësi i Karlsruhes bëri një injektim në mënyrë që qelizat burimore (staminale) të mund të transportoheshin më mirë nga palca e eshtrave në gjak. Gjatë javës ai vazhdoi të stërvitej, por jo me intensitet të lartë, derisa të enjten mbërriti dita e madhe.

“Është një proces relativisht i relaksuas. Çdokush mund ta bëjë,” thotë Franke, i cili kaloi tri orë në spital. “Kënaqësia për atë që mund të arrini është më e madhe se përpjekja që më është dashur mua. Fatkeqësisht, ka ende shumë njerëz atje jashtë duke pritur për një donator. I nxis të gjithë të regjistrohen dhe të ndihmojnë në shpëtimin e jetëve,” – deklaroi 29-vjeçari nga shtrati i spitalit.

Top Channel