Filipinet mbyllin 214 pika ilegale bastesh kineze online (fotot)

19/10/2022 17:47

Zyrtarët në Filipine thanë sot se kanë mbyllur të paktën 214 operacione ilegale bastesh online dhe kanë deportuar grupin e parë të rreth 400 punonjësve kinezë të ndaluar gjatë fushatës së sekuestrimeve.

Një valë krimesh ku ishin viktima punonjës kinezë të bizneseve ilegale të basteve, kanë përfshirë dhe pengmarrje e abuzime seksuale ne vend, prej nga erdhën dhe thirrjet për ndalimin e tyre madje dhe të operatorëve të ligjshëm të industrisë fitimprurëse të bixhozit.

Ato një njihen në Filipine si “operatorë offshore të lojrave” janë kompani kineze bastesh por me klientë në vende të ndryshme të botës. Operacionet kanë nisur prej vitit 2016 duke gjeneruar më shumë se $508 milionë në të ardhura te ligjshme nga bixhozi per vendin, sipas zyrtarëve.

Fushata aktuale shënjestron operatorët kineze që nuk paguajnë taksa në vend ose kanë kryer të tjera shkelje ligjesh në Filipine.

Autoritetet thanë se do të anullojnë vizat e rreth 40,000 punonjësve kryesisht kinezë të cilët duhet të largohen ose të përballen me deportime masive, sipas zv. ministrit të drejtësisë Jose Dominic Clavano.

“Pikat kineze të basteve online nuk mund të operojnë në vendin tonë pasi njerëzit që punojnë në to po shkelin ligjet dhe duhet të largohen,” tha më herët ministri Jesus Crispin Remulla nga aeroporti ndërkombëtar i Manila, ku u depërtuan gjashtë punonjësit e parë kinezë me një fluturim pasagjerësh drejt Kinës.

Pekini thotë se mbështet luftën e Filipineve ndaj operacioneve ilegale pasi në to marrin pjesë dhe qytetarë nga Kina, e cila e ka të ndaluar bixhozin në vend.

“Krimet e nxitura nga operacionet ilegale të bixhozit dëmtojnë marrëdhëniet mes Kinës e Filipineve. Prandaj kostoja e tyre është më e madhe se avantazhet ekonomike për Filipinet në terma afatgjatë”, deklaronte ambasada kineze në Manila.

6 të deportuarit e sotëm në mënyrë demonstrative ishin mes rreth 372 punonjësve kryesisht kinezë të pikave të basteve ilegale.

Autoritetet në Filipine kanë nisur të debatojnë ndalimin e plotë të industrisë së basteve online.

“Është e vërtetë që ata kontribuojnë te buxheti por kjo ka një kosto të rëndësishme shoqërore dhe mund të prishë klimën e biznesit e të investimeve,” tha senatorja Grace Poe në fillim të muajit.

FOTO GALERI
1/3
Zyrtarët në Filipine thanë sot se kanë mbyllur të paktën 214 operacione ilegale bastesh online

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA