“Bëj kujdes me deklaratat”, kolegu i Premier League paralajmëron Klopp

19/10/2022 13:03

Jurgen Klopp është vendosur në qendër të vëmendjes së fundmi në Angli rreth deklaratave të tij para ndeshjes me Manchester City ku theksoi edhe njëherë se The Reds ndryshe nga klubet e pasura dhe që drejtohen nga sheikët (City, PSG, Newcastle), nuk shpenzojnë pa limit dhe respektojnë me të vërtetë Fair-Play-n financiar ndërkohë që të tjerët nuk e bëjnë diçka të tillë duke ia “hedhur” rregullores.

Pas këtyre fjalëve, vjen edhe reagimi i trajnerit të Newcastle, Eddie Howe i cili shprehet se Klopp duhet të tregohet më i matur me të tilla deklarata.

“Jam i ndërgjegjshëm se disa nga deklaratat e Jurgen Klopp nuk ishin të drejta, ndaj më duhet të mbroj për klubin tim. Ne kemi plane të mëdha dhe jemi shumë abicioz, por po e respektojmë Fair-Play-n financiar. Nuk jetojmë ashtu siç e mendojnë të tjerët, ende po stërvitemi në një fushë stërvitore të parinovuar.

Nuk kemi shpenzuar para pa “hesap” siç e kanë menduar të tjerët, shpenzimet dhe rrogat e klubit janë të kontrolluara. Po mundohemi të tregohemi shumë të qëndrueshëm në këtë aspekt, jemi shumë larg asaj që do të donim të ishim.

Kemi shpenzuar para si gjithë klubet e tjera të Premier League, ndaj në të tilla deklarata të gjithë duhet të tregohen të kujdesshëm”, u shpreh tekniku i Newcastle, Eddie Howe.

Top Channel