BE-ja sanksionon tetë persona dhe subjekte për përdorimin e dronëve të prodhuar nga Irani

19/10/2022 14:03

BE-ja ka rënë dakord përkohësisht të sanksionojë tetë persona dhe subjekte lidhur me përdorimin e dronëve të prodhuar nga Irani në sulmet ruse në Ukrainë, kanë thënë tre diplomatë nga blloku.

Ekspertët e sanksioneve nga 27 anëtarët e BE ranë dakord për listën në një takim të sotëm. Ai do t’u dërgohet ambasadorëve kombëtarë në një takim të planifikuar për sot pasdite.

Kjo vjen pasi SHBA-të thanë se pajtohen me aleatët perëndimorë që furnizimi i Iranit me dronë shpërthyes për Rusinë shkel sanksionet e OKB-së.

Kievi u godit nga të ashtuquajturit dron “kamikaze” të hënën, të cilët besohet se janë të prodhimit iranian.

SHBA tha se pajtohet me vlerësimin francez dhe britanik se dronët shkelin Rezolutën 2231 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Kjo rezolutë është e lidhur me marrëveshjen bërthamore të Iranit – e cila vendos kufizime të rëndësishme në programin bërthamor të Iranit në këmbim të lehtësimit të sanksioneve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA