“Topi i Artë” për femra, Alexia Putellas triumfon për të dytin vit radhazi

17/10/2022 21:13

“Topi i Artë” 2022 për femra është fituar nga kapitenia e Barcelonës, Alecia Putellas.

Putellas e mori këtë trofe nga legjenda e Milan, ukrainasi Andriy Shevchenko, i cili shfrytëzoi këtë rast për të dhënë një mesazh për situatën në vendin e tij.

“Është një situatë shumë e vështirë. Jam shumë krenar si po reagon vendi im. Është shumë e rëndësishme t’ju kujtoj se lufta vazhdon dhe po ashtu është shumë e rëndësishme të qëndrojmë në krah të Ukrainës.”-tha Shevchenko.

Ndërsa Alexia tha pasi mori trofeun se është shumë lumtur që e merr këtë trofe për të dytin vit radhazi.

“Jam shumë e lumtur që marr këtë trofe. Më vjen keq që shoqet e mia nuk ndodhen këtu, pasi më kanë ndihmuar shumë. Falënderoj trajnerin tim, Presidentin dhe klubin. Është një privilegj që jam pjesë e Barcelonës.”-tha fituesja e “Topit të Artë”.

Top Channel