Liga e Ballkanit të Jugut, bardheblutë shkatërrojnë 86-0 “Skopje Boars” në Kamëz

17/10/2022 12:27

 Një disiplinë e re dhe pak e njohur sportive në vendin tonë si rugbia, dalëngadalë po arrin të marrë terren në kalendarin e eventeve.

Në fundjavë skuadra e Klubit të Rugbi Tiranës startoi aventurën e saj në Ligën Ballkanike të Jugut në disiplinën tense, një kategori kjo ku luhet me 10 lojtarë.

Ndeshja e tyre e parë e zhvilluar në stadiumin e Kamzës ishte përballë ekipit të Maqedonisë së Veriut nga Shkupi “Skopje Boars”.

Shorti i kësaj kategorie ka hedhur në grup Tiranën, Shkupin, Prishtinën, Pejën dhe Selanikun. Në bazë të skemës së këtij kampionati skuadrat përballen vetëm një herë me njëra-tjetrën dhe jo me sistem vajtje ardhje, më pas ndeshjen në play-off për të përcaktuar edhe fituesen e kampionatit.

Ndeshja e së dielës u fitua nga Tirana me rezultatin 86-0, ndërkohë që ndeshja e dytë do të luhet sërish në Tiranë më 6 nëntor kundër skuadrës nga Prishtina Bears”.

Top Channel