Kapiteni i Feyenoord refuzon shiritin e kapitenit me ngjyrën e ylberit: Nuk jam personi i duhur!

17/10/2022 13:41

Bota e futbollit është përfshirë masivisht në mbështetje të komunitetit LGBTQ+, teksa së fundmi, shiriti i kapitenëve të skuadrave është stiluar me ngjyrat e ylberit.

“Kam vendosur që të mos e mbaj shiritin me ngjyrat e ylberit. Është e rëndësishme të theksoj se unë respektoj këdo pavarësisht zgjedhjeve në jetë, secili është i lirë të jetojë si të dëshirojë. Unë e kuptoj shumë mirë edhe mesazhin që kërkon të përcjellë sporti në lidhje me komunitetin LGBTQ+, por për shkak të besimit tim nuk ndihem si personi i duhur për ta mbajtur shiritin.

Nuk ndjehem rehat dhe e kuptoj që disa njerëz mund të jenë të zhgënjyer nga veprimi im, por absolutisht nuk është ky qëllimi. E di që edhe shumë persona mund të mos i besojnë fjalët e mia, por shpresoj të kuptojnë se një vendim i tillë vjen si pasojë e besimit tim dhe mendoj se diçka e tillë duhet respektuar”, u shpreh Kokcu. Pas kësaj zgjedhje të Kokcu, shiritin me ngjyrat e ylberit në ndeshjen ndaj AZ Alkmaar e mbajti lojtari austriak, Gernot Trauner./ Super Sport

Top Channel